Kisha e Marmiroit Orikum

Orikum Vlore Albania

Përshkrimi i biznesit:

Kjo kishe i perket shek te XII-te, nga ana e jashtme ajo ka forme kubike me kupole e tambur. Dyshemeja e kesaj kishe ka formen e kryqit. Guret e qemereve e te qosheve jane te skuadruara, jane marre nga ndertesat antike te Orikut. Ne paretet e mureve te brendshme te kishes shfaqen plot gjalleri fragmente te pikturave murale.

Informacion shtesë:

Ishulli turistik i Sazanit

Sazan Vlore Albania

Përshkrimi i biznesit:

Ishulli i braktisur i Sazanit do të kthehet në një destinacion të rëndësishëm të turizmit në vendin tonë. Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka nisur punën për ndjekjen e një projekti ambicioz për kthimin e ishullit në një zonë të rëndësishme të turizmit rajonal. Drejtori i saj, Auron Tare vizitoi dje ishullin dhe “inauguroi” nisjen e punimeve me ngritjen e flamurit kuqezi.

Një agjenci franceze e quajtur “Conservatuar de Littoral”, do të bashkëpunojë ngushtë me specialistë të Agjencinë Kombëtare të Bregdetit.  Këta të fundit po qëndrojnë në ishullin e Sazanit për të vënë në jetë  planin e veprimit të fillimit të projektit “Sazani”, një projekt që synon ta kthejë ishullin e Sazanit në një atraksion turistik të klasit të parë, duke respektuar në mënyrë korrekte  ekosistemin dhe historinë e ishullit.

Përveç  aspektit turistik, projekti kërkon të krijoje në ishull një Qendër Kërkimore Shkencore, e cila do të kryejë studime mbi ekosistemet detare, arkeologjinë navale, energjinë alternative duke e kthyer këtë qendër në një fokus të bashkëpunimit me universitete ndërkombëtare.

Sazani është një ishull me një gjeografi të përsosur për të zhvilluar turizmin detar, atë të aventurës, të historisë dhe të peshkimit. Një pjesë reliktesh nënujore si, amfora e objekte të tjerat gjetura pranë ishullit, janë rikuperuar nga arkeologët shqiptarë dhe janë ekspozuar në Muzeun Historik  dhe atë arkeologjik në Durrës.

 

Ishulli ka një histori të lashtë që zë fill  nga shekulli i VI p.e.s. me emrin Sason. Gjatë mesjetës, ishulli kaloi në zotërimin Venecian. Në kohërat e reja së bashku me ishujt jonianë të Greqisë u pushtua nga Anglia. Që nga koha e Jul Çezarit e deri në Luftën e Dytë Botërore në bregdetin përreth Gjirit të Vlorës janë zhvilluar një numër betejash detare, pasojë e të cilave kanë qenë disa anije të mbytura.

Informacion shtesë:

Manastiri i Zvernecit

Zvernec Vlore Albania

Përshkrimi i biznesit:

“Manastiri i Shën Marisë së Zvërnecit është një prej manastireve e njohur bizantinë në rajonin e Vlorës. Ai ndodhet në një vend të spostuar në një ishujt e lagunës së Nartës. Largësia nga qendrat e banuara, izolimi dhe vendi i mbrojtur e bënin këtë vend të përshtatshëm për ngritjen e një objekti të tillë. Pikërisht edhe themeluesi i jetës manastiriale, Pakomi, në të tilla vende e nisi aktivitetin e monakizmit dikur në Egjiptin e shekullit të IV.

Të vendosur në manastire të veçuara në to jetonin murgjit, njerëz që i largoheshin jetës së përditshme dhe kërkonin në vetmi paqen dhe qetësinë. Detyra e tyre ishte që ti luteshin zotit së bashku dhe pjesën tjetër të kohës ta kalonin duke ju përkushtuar zejeve, shkrimit të librave, apo veprimtarive të tjera humane. Pakomi përcaktoi edhe rregullat e para të këtij shërbimi siç ishin betimi, besimi, dhe bindja ndaj kryemurgut, të cilat u shoqëruan me krijimin e manastireve të para, të cilët ishin institucione të veçanta që vepronin brenda kishës.”

Informacion shtesë:

Kalaja e Kanines

Kanine Vlore Albania

Përshkrimi i biznesit:

“Kalaja e Kaninës ndodhet 6 km larg nga qyteti i Vlorës. Kjo kala është përmendur që në shekullin IV. Megjithatë aty janë zbuluar gjurmë që prej periudhës ilire. Mendohet se është ndërtuar që në shek III. Gjurmë të mëpasme janë ato të periudhave bizantine, veneciane dhe turke. Kalaja është rindërtuar nga Justiniani në shek V dhe meremetuar nga sulltan Sulejmani më 1531. Kalaja ngrihet në majë të një kodre me lartësi 380 metra mbi nivelin e detit. Ajo ka një sipërfaqe prej 3.6 hektarësh. Prej këndej hapet një pamje mjaft e bukur drejt Vlorës dhe gjirit të saj.

Ne mesin e gjirit te Vlores, male te larta i afrohen se tepermi bregut duke e ndare ate ne dy pjese. Ne kete zone, paksa e terhequr ne thellesi, ngrihet nje koder 379 m e larte, ne te cilen gjenden rrenojat e nje qyteti te vjeter, atij te Kanines. Po ketu lugina e Lumit te Vlores shtyhet deri ne rreze te kodres duke e lehtesuar teper lidhjen e zones bregdetare me hinterlandin. Faktor me rendesi ky, pasi me ne jug malet fitojne lartesi te madhe, ndersa me ne veri largesia midis bregdetit me luginen e Lumit te Vlores rritet mjaft shpejt. Keto jane dhe kushtet qe percaktojne rendesine strategjike te Kanines, si ndaj kalimit nga pjesa jugore ne ate veriore (dhe ne te kundert), po ashtu dhe ndaj lidhjes se treves se Lumit te Vlores me Gjirin e Vlores. Nga ana tjeter kodrat perreth saj krijojne kushte te mira per zhvillimin e blegtorise, ndersa ne lindje gjenden troje mjaft te gjera dhe te pershtatshme per bujqesi, duke plotesuar keshtu krahas pozites strategjike dhe ate ekonomike.

Kushtet e mesiperme ndikuan ne kete vend, qysh ne periudhen antike, te linde nje qender e fortifikuar, jeta e se ciles zgjat thuajse pa nderprerje deri ne shekullin e kaluar. Natyrisht, roli i kesaj qendre nuk ka qene kurdohere i njejte, keshtu ajo ka pasur rol te dores se pare ose ka qene ne varesi te qendrave te tjera ne funksion te kushteve ekonomiko-shoqerore te periudhave perkatese. Perveç kushteve strategjike dhe ekonomike vendi ploteson dhe kerkesa te tjera te nevojshme per ngritjen e nje qendre te fortifikuar: mundesine e komunikimit, pranine e ujit te pijshem, nxjerrjen e gurit te ndertimit si dhe mbrojtje natyrale.”

Informacion shtesë:

Muzeu Etnografik

Vlore Albania

Përshkrimi i biznesit:

Është vendosur në një nga godinat më të vjetra të qytetit, që është ndërtuar në mesin e shekullit XIX. Kjo godinë është shpallur monument kulture. Muzeu është mjaft i pëlqyeshëm për vizitorët dhe në të pasqyrohen të vecantat e traditave të rrethit të Vlorës. Mes tyre, përfshihen traditat më të mira të kulturës materiale, të punuara nga banorë të rrethit të Vlorës, ku vecojnë ato të punimit të metaleve, drurit, veshjeve dhe qëndisjes, peshkimit. Në godinën ku është vendosur Muzeu Etnografik, në vitin 1908 u krijua klubi patriotik “Labëria” me president nderi Ismail Qemal Vlorën. Po ashtu, në vitin 1909 këtu u cel shkolla e parë në gjuhën shqipe për vashat e qytetit, e drejtuar nga patriotja Marigo Posio.

Informacion shtesë:

Përshkrimi i biznesit:

“Është krijuar në vitin 1936 dhe është muzeu i parë shqiptar. Prej krijimit e deri në ditët tona, është rritur, plotësuar e konsoliduar si një nga objektet më të rëndësishme muzeale jo vetëm në rrethin e Vlorës, por edhe më gjerë. Me rastin e 50 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, u shpall Muze Kombëtar. Vetë godina dhe gjithcka ndodhet e ekspozuar në të, përfaqësojnë një nga momentet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Në këtë godinë, janë hedhur themelet e shtetit shqiptar.
Për 6 muaj, aty u vendos dhe funksionoi Qeveria e Ismail Qemalit, që u krijua pas shpalljes së pavarësisë. Muzeu i Pavarësisë Kombëtare, konsiderohet si një objekt muzeal i pëlqyeshëm. Ai përbëhet nga 2 dhoma dhe 2 korridorë. Në të janë ekspozuar objekte origjinale të kohës që pasqyrojnë, dokumente të rëndësishme të periudhës së Rilindjes e të Pavarësisë, si dhe vepra të ndryshme arti kushtuar kësaj periudhe, pesha e së cilës i kalon caqet lokale.
Për herë të parë pas shumë dekadash, godina e Muzeut të Pavarësisë u rehabilitua plotësisht në vitin 2002, me rastin e 90 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Me këtë investim, ky objekt mori vlera të tjera dhe u bë më i pëlqyeshëm për vizitorët. Mjediset e tij i vizitojnë cdo ditë, dhjetra qytetarë.
Ai ndodhet në jug të qytetit të Vlorës, në afërsi të portit.”

Informacion shtesë: