Kisha e Marmiroit Orikum

Orikum Vlore Albania

Përshkrimi i biznesit:

Kjo kishe i perket shek te XII-te, nga ana e jashtme ajo ka forme kubike me kupole e tambur. Dyshemeja e kesaj kishe ka formen e kryqit. Guret e qemereve e te qosheve jane te skuadruara, jane marre nga ndertesat antike te Orikut. Ne paretet e mureve te brendshme te kishes shfaqen plot gjalleri fragmente te pikturave murale.

Informacion shtesë:

Shpella e Haxhi Alise Karaburun

Karaburun Vlore Albania

Përshkrimi i biznesit:

Gjendet ne Gadishullin e Karaburunit, ne kepin e ketij gadishulli. Kjo shpelle e mori emrin nga kapedani i njohur i detit Haxhi Ali Ulqinaku. Ai u vendos bashke me te birin me dy tartana ne shek e VXIII. Shpellen e perdori per nje periudhe kohe si baze qendrimi ne luftimet kunder anijeve luftarake te Anglise, Venedikut, Frances per te mbrojtur brigjet shqiptare. Kjo eshte shpella me e madhe detare ne vendin tone. Gjatesia e saj arrin 30m, 10-15 m lartesi, 9,5 m gjeresi. Pozicioni i saj ben te mundur strehimin e anijeve.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Kalaja Ali PasheTepelenes PortoPalermo, Himare.

Kalaja Ali PasheTepelenes PortoPalermo, Himare. Albania

Përshkrimi i biznesit:

Kjo kala eshte e vendosur ne afersi te Himares, ne gjirin me emrin Porto Palermo. Kalaja ka formen e nje pesekendeshi dhe eshte projektuar nga nje inxhinier francez. Muret e kalase kane nje trashesi rreth 1,6 m. Porta e hyrjes ndodhet ne anen lindore te kalase. Konsulli francez Pukevil shkruante se ne vitin 1806 Ali Pashe Tepelena i rezervoi aitj nje pritje ne kete kala. Ne ballin e portes se kalase gjenden te gdhendura ne stilin bizantin vargjet e bejtexhinjve te oborrit. “Me pat nakar Faethoni, dhe Pirua qe i imi, Aliu eshte zoti im, nga Tepelena trimi. Nuset e Himarioteve me ngriten me kujdes, armike per armiqte, per miqte mike me bese. Ktheni ploret o detare, afrohuni pa frike, inati i eres dhe dallget jane frike, dhe mua, qe shikoni, ngrehur ne qiell perpjete, jam e fitoreve trofe. Kala qe shkrep rrufete.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Ishulli turistik i Sazanit

Sazan Vlore Albania

Përshkrimi i biznesit:

Ishulli i braktisur i Sazanit do të kthehet në një destinacion të rëndësishëm të turizmit në vendin tonë. Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka nisur punën për ndjekjen e një projekti ambicioz për kthimin e ishullit në një zonë të rëndësishme të turizmit rajonal. Drejtori i saj, Auron Tare vizitoi dje ishullin dhe “inauguroi” nisjen e punimeve me ngritjen e flamurit kuqezi.

Një agjenci franceze e quajtur “Conservatuar de Littoral”, do të bashkëpunojë ngushtë me specialistë të Agjencinë Kombëtare të Bregdetit.  Këta të fundit po qëndrojnë në ishullin e Sazanit për të vënë në jetë  planin e veprimit të fillimit të projektit “Sazani”, një projekt që synon ta kthejë ishullin e Sazanit në një atraksion turistik të klasit të parë, duke respektuar në mënyrë korrekte  ekosistemin dhe historinë e ishullit.

Përveç  aspektit turistik, projekti kërkon të krijoje në ishull një Qendër Kërkimore Shkencore, e cila do të kryejë studime mbi ekosistemet detare, arkeologjinë navale, energjinë alternative duke e kthyer këtë qendër në një fokus të bashkëpunimit me universitete ndërkombëtare.

Sazani është një ishull me një gjeografi të përsosur për të zhvilluar turizmin detar, atë të aventurës, të historisë dhe të peshkimit. Një pjesë reliktesh nënujore si, amfora e objekte të tjerat gjetura pranë ishullit, janë rikuperuar nga arkeologët shqiptarë dhe janë ekspozuar në Muzeun Historik  dhe atë arkeologjik në Durrës.

 

Ishulli ka një histori të lashtë që zë fill  nga shekulli i VI p.e.s. me emrin Sason. Gjatë mesjetës, ishulli kaloi në zotërimin Venecian. Në kohërat e reja së bashku me ishujt jonianë të Greqisë u pushtua nga Anglia. Që nga koha e Jul Çezarit e deri në Luftën e Dytë Botërore në bregdetin përreth Gjirit të Vlorës janë zhvilluar një numër betejash detare, pasojë e të cilave kanë qenë disa anije të mbytura.

Informacion shtesë:

Përshkrimi i biznesit:

“Gadishulli i Karaburunit është ajo pjesë e bregdetit vlonjat, ku turizmi mund të gjejë terrenin më të përshtatshëm për t’u zhvilluar. 25 km larg qytetit të Vlorës, në rrugë tokësore, Gadishulli i Karaburunit ofron surpriza në çdo stinë për këdo që e viziton atë. Agjenci turistike aplikojnë jo vetëm udhëtime përgjatë këtij masivi, por edhe pushime njëditore, në plazhet që ndodhen aty. Udhëtime të tilla organizohen kryesisht gjatë stinës së verës, ndërsa synohet që ato të shtrihen gjatë gjithë vitit.

Peizazhi natyror, i gërshetuar me atë historik, e bënë atë një reliev ku vizitori mund të befasohet pafundësisht. Bregdeti tepër i thyer, lëndinat e vogla që zbresin deri poshtë, afër vijës së ujit, gjiret e shumta dhe të fshehura, plazhet e virgjëra, janë disa prej elementëve, që pothuajse nuk i gjen askund tjetër në bregdetin shqiptar. Gadishulli formon një hark të madh e të butë, që i përgjason gishtit të madh të dorës, të shtrirë. Ai ndan gjirin detar të Vlorës nga Kanali i Otrantos dhe ka një gjatësi prej rreth 15 km, me një gjerësi që shkon deri në 4.5 km. Në skajin veriperëndimor të Karaburunit (në turqisht gjuha e zezë), ndodhet Kepi i Gjuhëzës, pika më perëndimore e Shqipërisë. Në pjesën më të lartë të këtij masivi, ndodhen tre maja, ajo e Kores 826 metra mbi nivelin e detit, si dhe e Dafinës dhe Ilqes, respektivisht 732 dhe 687 metra. Pjesa perëndimore është shkëmbore dhe e copëzuar vertikalisht, me shpella, të çara, gjire e plazhe të vegjël. Këtu gjenden plazhi i vogël i Dafinës, bregu i Bitrit, shpella e Panaisë. Përkundër kësaj, në pjesën lindore të gadishullit që shikon nga gjiri i Vlorës, bregdeti është më i formuar dhe më pak i thyer. Masivi i Karaburunit, në tërësi është i varfër në bimësi, por i pasur në kullota. Në pjesën më të ulët dhe më të ngushtë të tij, ndodhet pllaja e Ravenës, një qendër blegtorale e njohur në jug të vendit, që shfrytëzohet nga banorët e fshatit Dukat për mbarështimin e të imtave. Nga pikëpamja gjeologjike, masivi i Karaburunit është i përbërë nga gëlqerorë të periudhës së paleogjenit, të cilët janë shfrytëzuar që në lashtësi për prodhimin e mermerit. Cilësia e këtij produkti dallon nga ai i zonave të tjera të Shqipërisë. Mungesa e bimësisë dhe e ujërave sipërfaqësore e kanë bërë gadishullin të pabanueshëm.”

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Dhermi

Vlore Albania

Përshkrimi i biznesit:

“hërmiu është fshati i dytë i krahinës së Himarës. I vendosur buzë detit Jon dhe në shpatet e maleve Vetëtimë Pritëse, Akrokerauneve, (që poeti romak Horaci i cilëson si “infames scopulos Acroceraunia”), midis gjelbërimit të ullinjve dhe agrumeve të shumta, fshati ka një bukuri madhështorë, dhe sipas udhëtarit anglez Lir është më i madhërishëm në vendosjën e tij së çdo vend tjetër që kam parë në Akrokeraunet dhe që i ngjan jo pak Atranit apo Amalfit.

Dhërmiu shtrihet në fund të një plazhi më tepër së pesë kilometra të gjatë, plazh i cili përfundon më një kodër, mbi të cilën ngrihet manastiri i Shën Theodhorit. Fshati përbëhet nga tre lagje : Kondraqa, apo Kallami që është lagja e parë për ata që vijnë nga Llogaraja ; vijuar nga Gjileku dhe Dhërmiu – lagja e tretë dhe më e madhja që i ka dhënë edhe emrin fshatit. Në total, tërë fshati ka rreth 600 shtëpi, ku rreth 300 janë në Dhërmi, 150 në Gjilek dhe 150 në Kondraq. Fshati i Dhërmiut ndodhët 52 km në Jug të Vlorës, 72 km në vëri të Sarandës dhe rreth 210 km nga kryeqyteti i Tiranës. Nga ana administrativë Dhërmiu bën pjesë në Bashkinë e Himarës, krahinën e Himarës, rrethi i Vlorës.”

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Parku i Llogarase

Llogara Vlore Albania

Përshkrimi i biznesit:

Parku Llogorasë gjendet afro 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës, në kufirin hapsinor midis detit Adriatik dhe Jon. Afër Qafës së Llogorasë takohen drurë me forma kurorash mjaft interesante në të cilat ndihet ndikimi i korenteve.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Orikum

Vlore Albania

Përshkrimi i biznesit:

Orikumi është një qytet në rrethin e Vlorës , në jug të gjirit të Vlorës. Pranë tij shtrihet qyteti antik ORIKU i themeluar nga EUBEASIT ne shekullin Vl p.e.r ne trojet e fisit ilire te amanteve, mbi kodren e njohur me emrin PALEOKASTER.Permendet nga autoret antik te shekullit te V p.e.r si port i rendesishem i adriatikut.U shfrytezua nga romaket ne luftrat kunder ilireve dhe maqedoneve , luajti nje rol te rendesishem ne luftten civile midis Cezarit dhe Pompeut.Flota maqedonase e Aleksandrit te Madh e pushtoi ne vitin 214 p.e.r ,ne shekullin e lll p.e.r preu monedha me emrin e bashkesive qytetare.Ne shekullin e ll p.e.r u demtua nga nje termet i rende,u rindertua dhe fortifikua ne shekujt e V-Vl.Ne kohen bizantine dhe ne mesjete njihet si nje porte i vogel me emrin “JERIKO”.Ne shekullin e Vll prane tij u ndertua kisha e Marmiroit.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Manastiri i Zvernecit

Zvernec Vlore Albania

Përshkrimi i biznesit:

“Manastiri i Shën Marisë së Zvërnecit është një prej manastireve e njohur bizantinë në rajonin e Vlorës. Ai ndodhet në një vend të spostuar në një ishujt e lagunës së Nartës. Largësia nga qendrat e banuara, izolimi dhe vendi i mbrojtur e bënin këtë vend të përshtatshëm për ngritjen e një objekti të tillë. Pikërisht edhe themeluesi i jetës manastiriale, Pakomi, në të tilla vende e nisi aktivitetin e monakizmit dikur në Egjiptin e shekullit të IV.

Të vendosur në manastire të veçuara në to jetonin murgjit, njerëz që i largoheshin jetës së përditshme dhe kërkonin në vetmi paqen dhe qetësinë. Detyra e tyre ishte që ti luteshin zotit së bashku dhe pjesën tjetër të kohës ta kalonin duke ju përkushtuar zejeve, shkrimit të librave, apo veprimtarive të tjera humane. Pakomi përcaktoi edhe rregullat e para të këtij shërbimi siç ishin betimi, besimi, dhe bindja ndaj kryemurgut, të cilat u shoqëruan me krijimin e manastireve të para, të cilët ishin institucione të veçanta që vepronin brenda kishës.”

Informacion shtesë:

Kalaja e Kanines

Kanine Vlore Albania

Përshkrimi i biznesit:

“Kalaja e Kaninës ndodhet 6 km larg nga qyteti i Vlorës. Kjo kala është përmendur që në shekullin IV. Megjithatë aty janë zbuluar gjurmë që prej periudhës ilire. Mendohet se është ndërtuar që në shek III. Gjurmë të mëpasme janë ato të periudhave bizantine, veneciane dhe turke. Kalaja është rindërtuar nga Justiniani në shek V dhe meremetuar nga sulltan Sulejmani më 1531. Kalaja ngrihet në majë të një kodre me lartësi 380 metra mbi nivelin e detit. Ajo ka një sipërfaqe prej 3.6 hektarësh. Prej këndej hapet një pamje mjaft e bukur drejt Vlorës dhe gjirit të saj.

Ne mesin e gjirit te Vlores, male te larta i afrohen se tepermi bregut duke e ndare ate ne dy pjese. Ne kete zone, paksa e terhequr ne thellesi, ngrihet nje koder 379 m e larte, ne te cilen gjenden rrenojat e nje qyteti te vjeter, atij te Kanines. Po ketu lugina e Lumit te Vlores shtyhet deri ne rreze te kodres duke e lehtesuar teper lidhjen e zones bregdetare me hinterlandin. Faktor me rendesi ky, pasi me ne jug malet fitojne lartesi te madhe, ndersa me ne veri largesia midis bregdetit me luginen e Lumit te Vlores rritet mjaft shpejt. Keto jane dhe kushtet qe percaktojne rendesine strategjike te Kanines, si ndaj kalimit nga pjesa jugore ne ate veriore (dhe ne te kundert), po ashtu dhe ndaj lidhjes se treves se Lumit te Vlores me Gjirin e Vlores. Nga ana tjeter kodrat perreth saj krijojne kushte te mira per zhvillimin e blegtorise, ndersa ne lindje gjenden troje mjaft te gjera dhe te pershtatshme per bujqesi, duke plotesuar keshtu krahas pozites strategjike dhe ate ekonomike.

Kushtet e mesiperme ndikuan ne kete vend, qysh ne periudhen antike, te linde nje qender e fortifikuar, jeta e se ciles zgjat thuajse pa nderprerje deri ne shekullin e kaluar. Natyrisht, roli i kesaj qendre nuk ka qene kurdohere i njejte, keshtu ajo ka pasur rol te dores se pare ose ka qene ne varesi te qendrave te tjera ne funksion te kushteve ekonomiko-shoqerore te periudhave perkatese. Perveç kushteve strategjike dhe ekonomike vendi ploteson dhe kerkesa te tjera te nevojshme per ngritjen e nje qendre te fortifikuar: mundesine e komunikimit, pranine e ujit te pijshem, nxjerrjen e gurit te ndertimit si dhe mbrojtje natyrale.”

Informacion shtesë: